Fitore e thellë e Real Madrid FOTO

Real Madrid e shndërron në një shëtitje sfidën me Real Sociedad. Madrilenët dominojnë në “Anoeta” vendasit duke fituar pastër 4-0.Serinë e golave e hap Illarramendi në minutën e 45’ që shënon dhe golin e vetëm të pjesës së parë. Në të dytën përsëri Reali tregon supermacinë e tij dhe Bale dyfishon rezultatin në min. 67’.Në 10 minutat e fundit, “Los Blancos” shënojnë sërisht me Pepe e të riun Morata, që jo më kot kërkohet nga ekipet më në zë Europiane.Me këtë fitore Reali shkon në kuotën e 76 pikëve në vendin e 3, me 3 pikë më pak se Atletico kryesues dhe 2 nga Barcelona e vendi të dytë, me katalanasit që më parë kishin fituar 3-1 ndaj Real Betis.