Rafa Benitez flet përpara takimit ndaj Parmës
Tranjeri i Naplot Rafael Banitez ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag-sfidën me Parmën duke mos i rezervuar batutat për drejtorin sportiv te Juventusit Marotta si dhe për trajneri e Romës Luis Garcia.Zakonisht i dëgjoj të gjitha intervistat e tranjerëve të tjerë, në qoftë se Garcia beson te titulli atëherë edhe ne duhet të besojmë te vendi i dytë, sigurisht që do të jetë e vështirë, por ai është objektivi yne - u shpreh tekniku spanjollMe tej ish trajneri i Liverpoolit u shpreh edhe për fjalët e drejtuesit te Juventusit Giuseppe Marotta i cili u shpreh se euforia e lojtarëve te Napolit pas fitores me Juven ishte më se e tepruar.Ne bëmë atë që bëjmë pas cdo fitoreje, përshëndetëm publikun dhe nuk treguam ndonjë eufori të tepruar, gjithsesi në atë takim ne treguam forcën tonë dhe besoj se ajo ishte përgjigjia më e mirë që mund ti jepnim Marottës, me gjithë atë e theksoj se më intereson më shumë skuadra ime se polemikat.Benitez u shpreh dhe rreth Kupës së Italisë ku në finale do të gjejë Fiorentinën e Montellës.Mendoj se kupa kombëtare është një trofe i rëndësishëm që duhet vlerësuar si duhet, gjithsesi për momentin duhet të përqëndrohemi tek përballja me Parmën që është një skuadër shumë e fortë qe cila për momentin po tregon një nivel të lartë loje.Tekniku spanjoll foli edhe për të ardhmen e skuadrës së tij. Mendoj se duhet të tregohemi të zotë në merkato, një skuadër e fortë nuk duhet të bazohet vetëm tek një lojtar por duhet i gjithë grupi të jetë në lartësinë e duhur.Napoli për momentin gjëndet në vendin e 3-të në serinë A 9 pikë larg Romës së vendit të 2-të.