Basketboll, NBA, Toronto Raptors - Indiana Pacers 102 - 94

Ndeshja më e rëndësishme në kampionatin amerikan të basketbollit ishte ajo mes Indiana Pacers dhe Toronto Raptors. Skuadra e Franck Vogel gjendet në vendin e dytë në konferencë e Lindjes pas kampionëve të Miamit ndërkohë që kanadezët e Torontos po luftojnë me Chicago Bulls për vendin e 3-të në këtë konferencë.Deciziv për Toronton ishin Terrence Ross dhe Valanciunas, te cilët shënuan respektivisht 24 dhe 22 pikë. Një ndeshje mjaft e luftuar ajo që u zhvillua në Air Canada Center.Për gjatë gjithë takimit skuadrat ju përgjigjën njëra tjetrës dhe u desh të vinte fundi për ti thyer ekuilibrat mes tyre.Kur kishim mbetur dhe 4 minuta nga fundi rezultati ishte në shifrat 94-92 për Indianën, pikërisht në atë moment lituani Valanciunas mori kontrollin e lojës duke shënuar dy kosha te një pas njëshëm duke krijuar distancën vendimtare për të tijët.Skuadrës së Pacers nuk i mjaftuan 24 pikët e yllit të tyre Paul George dhe 21 pikët e ish basketbollistit të New Orleans David West.Kur luajmë në këtë mënyrë e ndjejmë se nuk ka kundërshtar që na ndalon- deklaroi lojtari i Toronto Raptors DeMar DeRozan, ndërkohë trajneri i kanadezëve u shpreh i kënaqur me fitoren pasi të mundësh Indianën kur ke edhe mungesa në skuadër është shumë inkurajuese.Kur mbeten dhe vetëm 6 takime nga sezoni i rregullt Indiana ndodhet në vendin e dyte ne konference e Lindjes ndërkohë që vendin një pozicion më poshtë gjendet skuadra e Torontos.