Kaka, blerja më e dështuar në historinë e futbollit

Milan dhe Inter zënë vendin e parë përsa i përket shitjeve duke qënë klubet që kanë përfituar më shumë, ndërkohë që në fund renditen Real Madridi, Barcelona dhe Chelsea si skuadrat që kanë shpenzuar më shumë dhe në disa raste këto investime kanë rezultuar dështime të vërteta.Nga informacionet e mara nëpërmjet një portali që studion financat në futboll mësohet se Ricardo Kaka' është investimi më i dështuar në historinë e futbollit.Presidenti i Real Madrdit Florenitno Perez kaloi në llogarinë e klubit të Milanit plot 65 milion euro për ta rikthyer në Milano pas 4 vitesh pa përfituar asgjë, vite ku ish fituesi i topit të arte nuk e justifikoi në asnjë moment shifrën e paguar për të.Një tjetër investim i gabuar rezultoi blerja e Ibrahimovic nga Barcelona. Klubi katalanas dërgoi në Milano Samuel Eto'o-n bashkë me 42 milion euro për të patur shërbimet e suedezit. Vetëm një vit zgjati aventura e Ibras-s me fanelën blaugrana, ku këta të fundit pranuan tja dorëzonin Milanit për 24 milion euro, praktikisht më pak se gjysmën e asaj cfarë kishin shpenzuar një vit më parë për ta sjellë në Kamp Nou.Në vitin 2006 presidenti Abramovich realizoi dëshirën e tij të madhe për ta patur sulmuesin atëhere të Milani Andriy Shevchenko tek klubi i Chelsea-t, duke derdhur në arkat e klubit të Milanit plot 45 milion euro, Sheva nuk e gjeti në asnjë moment veten në Stamford Bridge, dy vite më pas klubi kuq e zi e riktheu në shtëpi ukrainasin pa paguar asnjë qindarkë.Pas dështimit me Ibrahimovic Barcelona tentojë me sukses të merrte në skuadër David Villa-n nga Valencia, këta të fundit përfituan 40 milion euro nga ky transferim. Villa zhvilloi një sezon të parë mjaft të mirë duke shënuar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve përballë United, më pas një sërë dëmtimesh do ta frenonin spanjollin duke e detyruar klubin katalanas ta shesë për 2.1 milion euro tek skuadra e Atleticos së Madridit.Klubet që shpenzojnë më shumë janë dhe klubet më të pasura në botë, me gjithë atë ndonjëherë investimet e tyre nuk qëllojnë në shenjë.