Lorik Cana, Salzburgu interesohet për kapitenin
"Në një situatë të këtillë mendoj se cdo futbollist do të konsideronte largimin. Jam i bindur se cdo njeri prej nesh e ka ose e ka pasur në një moment të caktuar këtë mendim" - këto ishin fjalët e Lorik Canës pas fitores ndaj Parmës.Luftëtari po reflekton për aktivizimin e pakët në pjesën e dytë të sezonit. Kjo ka bërë që të shtohen shumë zërat për një largim të mundshëm që në merkaton e kësaj vere. Sipas faqes zvicerane, Infoticker.ch, Red Bull Salsburgu po shqyrton mundësin për tra transferuar në Austri kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili kërkon më shumë hapësira. Klubi austriak ka ndërtuar një grup solid dhe ka bërë parqitje mjaftë të mira edhe në Europa league.Lazio duket e interesuar pasi në radhët e Salsburgut aktivizohet mbrojtësi Hinteregger që ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Gjithsesi, të dhënat që vijnë nga Austria nuk janë konfirmuar dhe në fakt i kanë shtuar sinjaleve që kanë ardhur më parë nga Franca dhe Turqia.Loriku është një lojtarë polivalent për ekipin e Edi Rejës dhe mund të përdoret si Xhol në shumë ndeshje. Duhet të presim të shohim edhe reagimin e vet Canës që do të sqaroj të ardhmen e tij.