David Moyes: Të mendojmë për kampionatin
David Moyes beson se Manchester Unitedi duhet të përqendrohet në ndeshje ndaj Njukasëll dhe më pas edhe për sfidën e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.Ekipi i skocezit barazoi 1:1 në ndeshjen e parë me kampionët e Gjermanisë, duke i lënë të hapura mundësitë që të kualifikohet në gjysmëfinale, pas ndeshjes së kthimit, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Munich."Gjëja e vetme që po mendojmë është ndeshja me Njukasëllin.Jemi të qëndruar vetëm ndaj tyre dhe duhet të shkojmë atje dhe të zhvillojmë një ndeshje të mirë për të marr tre pikë", deklaroi fillimisht ish trajneri i Njukasëll."Ne duhet të arrijmë objektivat tona deri në fund të këtij sezoni. Do të shkojmë atj duke menduar vetëm ëpr Njukasëllin. Kjo është një prej ndeshjeve më të rëndësishme për ne në Angli.Jemi mirë taktikishgt do të mundohemi të luajm lojën tonë dhe do të preferoja më mirë një rezultat 0-0 sesa një 1-1. ", përfundoi Moyes.Tekniku skocez sot do ti gëzohet rikthimit të Kris Smolling dhe Xhoni Evans por ka humbur ato të sulmuesit kryesor Uejn Runi i cili është i dëmtuar. Një vend titullar për këtë ndeshje mund të fitoj edhe Januzaj