Pepp Guardiola: Sot do të ketë rotacion në kampionat
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola e ka pranuar se do t'i ruajë lojtarët e rëndësishëm në ndeshjen e sotme ndaj Augsburgut, për duelin e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit, që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme.Klubi bavarez ka siguruar titullin në Bundesligë për një kohë rekorde, por mori vetëm një barazim në ndeshjen e parë me ekipin e David Moyesit. Trajneri spanjoll e konsideron si ndeshjen më të rëndësishme atë të mërkurës në mbrëmje, para asaj në kampionatin gjerman."Ndeshja ndaj Augsburgut është mjaft e rëndësishme, por të mërkurën kundër Manchesterit është edhe më e rëndësishme. Synojmë të shkojmë në gjysmëfinale ndaj vëmendja do të jetë atje", deklaroi spanjolli në konferencë për shtyp."Do ta bëj një rotacion të ekipit, duke i pushuar disa lojtarë para ndeshjes me Unitedin. Duhet të jetë një kampionat korrekt dhe ne duhet të shfaqim respekt për kundërshtarët tanë, ndaj do të mundohemi t'i fitojmë ndeshjet. Pavarësisht se disa lojtarë do ti lë pushim kemi një grup shumë të mirë lojtarësh"Në fund ai dha një koment edhe për kundërshtarin e radhës:"Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ato kanë një lojë mjaftë të mirë dhe do të mundohen të fitojnë ndaj nesh. Duhet të fitojmë këtë derbi dhe më pas të mendojmë për Cahmpionsin" - përfundoi konferencën për shtyp Guardiola.