Legjionarët, Meha super gol, shënon edhe Roshi
Trajneri i kombëtares sonë Xhani de Biazi duhet të buzëqesh pasi dy mesfushorët e kombëtares sonë Alban Meha de Odise Roshi po kalojnë një formë mjaftë të mirë në Bundesliga 2 në Gjermani. Pavarësisht se skuadrat e tyre humbën ato ishin protagonist duke shënuar nga një gol.Ku do ndalet Alban Meha? Askush nuk e di. Snajperi shqiptar po shënon nga java në javë gola njëri më i bukur se tjetri. Këmbët e 26-vjeçarit, ku varen shpresat e Paderborn për një mrekulli drejt Bundesligës, prodhuandje një tjetër gol të magjishëm nga goditja e dënimit, që duket se për mesfushorin janë bërë si penallti.Fatkeqësisht goli i tij nuk shërbeu për Paderborn, që u mposht 1-2 në shtëpi nga Fortuna Dusseldorf, duke bërë një hap mbrapa që mund të shfrytëzohet nga kundërshtarët.Ndërkohë që dhe mesfushori tjetër i kombëtares shqiptare Odise Roshi duket se ka gjetur vetveten e tij në Gjermani, pas 3 vitesh të vështira. 22-vjeçari ishte titullar në sfidën mes Fsv Frankfurt dhe Alemania Aachen, pasi fieraku kishte krijuar golin e skuadrës së tij sfidën e kaluar.Besimin e trajnerit Roshi e shpërbleu sërish, duke shënuar një gol brenda zonës në minutën e 61, që si dhe ai i Mehës nuk shërbeu për asgjë pasi Frankfurt u mposht 2-1. Megjithatë për mesfushorin shqiptar shërbeu shumë, pasi duket se më në fund po tregon aftësitë e tij për skuadrën gjermane.