Iker Casillas: I detyrohem shumë Del Bosques

Iker Casillas është shprehur se një pjesë e Real Madridit u zhduk, në ditën kur Vicente del Bosque vendosi të largohej nga Santiago Bernabeu. Trajneri aktual i Spanjës ka kaluar katër vjet në drejtim e galaktikëve, në periudhën 1999 deri në vitin 2003, gjatë së cilës Reali fitoi dy tituj në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve.Po klubi nuk e kishte vendosur t'i ofronte atij kontratë të re, ndaj kjo e kishte shokuar portierin Casillas."Largimi i tij nga Real Madridi me të vërtetë ndikoi tek unë, më tronditi. Ishte sikur një pjesë e Real Madridit ishte larguar bashkë me të", shkruan kapiteni i Merengues në auto biografinë e tij për Del Bosquen."Natën që ndodhi kjo, isha në rrugë për një event në Alicante, kur dëgjova se Vicente do të largohej. E dija që dicka po ndodhte, por festimet për atë titull në La Liga ishin më të këqijat të cilat i mbaj në mend", ka theksuar Casillas.Gardiani I Realit ka zbuluar se Del Bosque ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij si lojtar dhe si person, që kur i dha mundësinë të kalonte në ekipin e parë, në vitin 2002."Ai më ndihmoi, por gjithashtu më ambientoji me realitetin e futbollit, të sportit dhe të jetës.Ai ma dha besimin dhe më pas një dozë të mirë se cfarë do të thotë të jesh në bankinë.Ndonjëherë, bëhem i nervozuar, sepse është e vështirë për çdo lojtar, kur e sheh veten jashtë ekipit. Po ai ma dha mundësinë dhe e shfaqte besimin tek unë, siç ishte rasti kur më aktivizoi në finalen e Ligës së Kampionëve në Glasgou (2002)", përfundon rrëfimin Casillas.