Manchester City skuadra më e paguar e Premier League

Dikur ishte Roman Abramovich që i mbulonte në ar futbollistët e tij, jo se tashmë lojtarët e Chelsea-t janë të varfër thjesht presidenti i tyre nuk është më ai që paguan më shumë.Në fakt vendin e parë ja ka zënë një tjetër klub që sot është ndër më të pasurit në botë, pikërisht Manchester City.Presidenti Mansour kalon në llogaritë e futbollistëve të tij plot 282 milion euro në vit duke I bërë qytetarët lojtarët më të paguar të Premier Ligës, pas tyre gjendet klubi i tjetër qytetit Manchester United, futbollistët e te cilit me të vërtetë po kalojnë një sezon zhgënjyes por për sa i përket pagave ndodhen menjëherë pas kolegëve të City.Në vendin e tretë gjendet Chelsea presidenti I të cilit shpenzon 213 milion euro në vit për të paguar futbollistët e tij, një nga arsyet se përse manjati rus ka vendosur të jete më kursimtar është Fair Play Financiar I vendosur nga UEFA.Duke parë vendimet e fundit që janë marrë duke sanksionuar klube të mëdha gjeja e fundit që i nevojitet Chelsea-t është një ndëshkim si pasojë e shpenzimeve, dhe duket kjo të jëtë arsyeja kryesore pse pas shumë vitesh klubi londinez ka lëshuar vendin e parë në klasifikimin e skuadrave më të paguara.Tifozët blu urojnë që ky të jetë rasti i vetëm kur Chelsea i lëshon vendin Manchester City-t.