Mourinho nuk dorëzohet
Pas disfatave në kampionat dhe Champions League tranjeri portugez i Chelsea-t ka akoma besim se skuadra e tij mund të triumfojë si Në Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.Nuk është e vërtetë që tashmë jemi eliminuar, ne jemi në lojë si në Europë ashtu edhe në kampionatin anglez. Duhet ta përballojmë sfidën e kthimit me Parizienët me siguri të plotë në forcat tona duke e ditur që do të jetë një takim i vështirë- u shpreh tekniku portugezCila është formula? E thjeshtë, nuk duhet të pësojmë gol, ndërsa përsa i përket Premier League-s na mbeten dhe 6 ndeshje të cilat ne duhet ti fitojmë të gjitha nëse duam të kemi një shans për titull.Më tej tranjeri i londinezeve u shpreh edhe për të ardhmen e disa prej lojtarëve të tij.E ardhmja e Torres është te Chelsea, ai është një profesionist i vërtetë, sigurisht që ne kërkojmë më shumë gola prej tij por besoj se edhe vetë Fernando kërkon të shënojë më shumë, gjithashtu e respektoj shumë portierin që aktualisht kemi, ai ka shkruar historinë në këtë klub.Ndërsa përsa i përket spekulimeve se mund të largohet njëri mes Oscar dhe Hazard tekniku portugez u shpreh se asnjëri prej tyre nuk do të largohet dhe se nuk kanë patur asnjë kontakt me sulmuesin e Atleticos Diego Costa.Skuadra londineze është në luftë për të fituar Premier Ligën ku gjendet vetëm 2 pikë larg kryesuesve të Liverpoolit, gjithashtu pas një jave do të luanë për një vënd në gjysmë finalet e Ligës së Kampionëve perball Paris Saint Germain-t.