Luigi de Laurentis i përgjigjet Marottës

Pas deklaratave të drejtorit sportiv të Juventusit i cili tha se entuziazmi i lojtarëve napoletan pas fitores me Juven ishte i denjë për një skuadër provinciale, nuk ka vonuar kundër përgjigjia e djalit të presidentit të Napolit de Laurentis.Marrota është një injorant, e ngatërron dashurinë që dikush ka për skuadrën e tij me eufori provinciale - deklaroi Luigi de LaurentisE gjithë polemika që përfshiu Juventus dhe Napoli filloi para sfidës së fundjavës së shkuar kur trajneri napolitan deklaroi se me buxhetin e Juventusit është e thjeshtë të fitosh, duke vënë qartazi në diskutim aftësitë e trajnerit Antonio Conte, përgjigjia e teknikut juventin nuk vonoi teksa italiani tha se Benitez ka shpenzuar 100 milion euro dhe nuk është as në luftën për titull.Më tej menduan drejtuesit e të dyja klubeve për ta vazhduar këtë polemikë, më parë ishte presidenti de Laurentis i cili deklaroi se nëse Napoli do të kishte të njëjtat fitime vjetore të klubit torinez atëherë do të ishte kampione e Italisë për shumë vite radhazi, e më pas ishte Marotta që nuk hezitoi ta quante Napolin një skaudër me mentalitet provincial.Na mbetet të shohim nëse fjalët e Luigi de Laurentis do të jenë të fundit apo do të vazhdojnë reagimet nga kampi juventin.