Një aksioner aziatik për Milanin

Pas klubit te Interit i cili i kaloi në dorë indonezianit Eric Thohir, duket se dhe klubi tjetër i qytetit të Milanos po mendon që një pjesë të aksioneve tja shesë një tjetër aziatiku. Emri i tij është Peter Lim dhe sipas revistës Forbes ai është njeriu më i pasur i Sinagaporit.Manjati që më parë pat tentuar pa sukses të blinte edhe klubin spanjoll te Valencia-s duket i interesuar në blerjen e 30% të aksioneve të klubit të kuq e zi.Lim ishte prezent në takmin e fundit që Milani zhvilloi përball Chievos dhe përflitet se oferta që manjati ka bërë për një pjesë të aksioneve është 300 milion euro.Peter Lim është një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe se pasuria e tij kap shifrën e 2 miliard eurove.Pasioni për futbollin e ka bërë që të tentojë edhe blerjen e klubeve si Liverpooli apo Atletico e Madridit, ndërsa tani duket shumë afër përfitimit të një pjese të klubit të Milanit.Ditë më parë administratorja e deleguar e kuq e zinjëve Barbara Berlusconi pat deklaruar se po mendohet shtija e një pjesë të aksioneve duke hapur një ankand të vërtetë për të gjithë të interesuarit.Tratativat me aziatikun Lim janë në hapat e para, por dëshira e Milanit dhe pasioni i madh që manjati ka për futbollin mund të bëjnë që shumë shpejt një pjesë e Milanit të kthehet orientale.