Kurtua: Këto ditë vendos të ardhmen time

Tibaut Kurtua po mendon të qëndrojë te Atletico Madridi edhepër një sezon, në formë huazimi. Chelsea është afër finalizimit të marrëveshjes me klubin spanjoll për portierin belg, i cili mund të luajë në Vicente Calderon për sezonin e katërt radhazi.Klubi londinez nuk mund t'i ofrojë atij vendin e titullarit, kur dihet se në katërkëndëshin e bluve të Londrës është portieri Piter Cech, i cili është 31 vjeç dhe ka kontratë me skuadrën e Jose Murinjos deri në vitin 2016. 21 vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me blutë që u transferua nga Genku, në verën e vitit 2011."Ai është përmirësuar shumë në dy sezonet e fundit, që është me ne. Kurtua mund të përmirësohet edhe më shumë, dhe besoj se do të arrij nivele shumë të larta", ka thënë trajneri i Atleticos, Diego Simeone.Ndërkohë nuk ka munguar edhe një përgjigjie nga vet portieri."Javën tjetër do ta marr një vendim. Nuk po them se do të qëndroj apo do të largohem. Ajo që mund të them është se javën tjetër do ta zyrtarizoj vendimin tim", theksoi Kurtua. Reali I Madridit dhe Chelsea janë në pritje të përgjigjies për të nisur sulmin për ta bërë të tyrin për sezonin e ardhshëm.