Marotta: Napoli skuadrë provinciale

Me gjithë se kanë kaluar 5 ditë nga përballja mes Juventusit dhe Napolit duket se nuk janë shuar akoma polemikat midis dy kampeve. Drejtori sportiv i Juventusit Giusepe Marotta i gjëndur në Francë për cerek finalen e Europa League nuk e ka kursyer dhe një batutë për Napolin.Mendoj se e kemi harruar atë humbje, por dicka më bëri mjaft përshtypje, euforia e madhe që futbollistët e Napolit patën pas ndeshjes a thua se kishin fituar kampionatin apo kishin siguruar qëndrimin në Serine A, veprime të tilla mund ti bëj dikush që ka akoma një menatalitet prej provinciali, në fund të fundit ishin vetëm tre pikë.Më tej drejtuesi i Juventusit u shpreh dhe për situatën në Europa League e atë në serinë A.Per ne Europa ka rëndësi dhe me gjithë se ky është kompeticioni i dytë për nga rëndësia ne do të mundohemi ti shkojmë deri në fund dhe ta luajmë finalen në stadiumin tonë. Përsa i përket kampionjatit asgjë nuk ka përfunduar, ne jemi 8 pikë përpara dhe duhet të tregohemi te kujdesshëm pasi titulli i tretë rradhazi është objektivi ynë kryesor.Në fund Marotta foli edhe për spekulimet rreth largimit të Paul Pogba-sNuk kemi patur asnje kontakt me PSG dhe nuk kemi ndërmënd ta shesim, lojtari duhet të vazhdojë të rritet dhe këtë do ta bëje tek Juventusi- përfundoi drejtori sportiv i klubit torinez Giusepe Marotta.Skuadra nga Torino gjëndet shumë prane fitimit të titullit të 30-te kampion në historinë e saj dhe ndodhet vetëm një hap larg gjysmë finaleve te Ligës Europiane pas fitores ne Francë përball Lyonit me rezultatin 1-0