BBC: Michael Schumacher shfaq shenja jete
Kampioni i F1 Michael Schumacher ka pasur disa momente vetedijeje pas disa muajsh në gjendje kome. Lajmi është konfirmuar nga agjentja e tij Sabine Kehm. Në një deklraratë për mediat, ajo tha se gjendja shëndetësore e Schumaker ka bërë hapa progresivë, ndërkohë që ka shtuar se familja shpreson dhe beson në rikuperimin total të tij."Ne jemi përkrah tij në këtë luftë të gjatë dhe të vështirë për të së bashku me ekipin e spitalit në Grenoble. Ne falenderojmë të gjithë për mbështjetjen e vazhdueshme dhe në të njëjtën kohë kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse nuk mund te japim më shumë detaje se kaq," tha Kehm në deklaratë.Mjekët në Francë kohët e fundit kanë punaur për të zgjuar kampionin, pas gjendjes së detyruar të komës, duke i reduktuar sasinë e medikamenteve. 45 –vjeçari gjerman pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas aksidentit me ski në Alpet franceze më 29 dhjetor.Hetuesit e aksidentit thanë se Schumacher në momentin e rrëzimit në meribel po bënte ski me shpejtësinë e nje skiatori profesionist. Sipas tyre, ai ka qenë jashte pistës në momentin kur goditi kokën në një shkëmb.Ekspertët rindërtuan ngjarjen për të zbular se çfarë kishte ndodhur ekzaktësisht me kampionin me ndihmën edhe të pamjeve të filmuara nga aparati që vetë Schumaker kishte pasur gjatë skijimit.Schumacher ka një karrerierë 19 -vjeçare në garat me makina. Ai fitoi dy tituj me Benetton, në vitin 1994 dhe 1995, para se të kalonte me Ferrarin në 1996 dhe në vazhdim e sipër ai fitoi edhe 5 tituj të tjerë botëror.