Oklahoma City Thunder - San Antonio Spurs 106 - 94
Skuadra e Thunder konfirmohet si kundërshtari më i fortë për San Antonion. Kevin Durant me 28 pikët e tij i dha fitoren Oklahomës dhe i solli humbjen e parë Spursa-ve pas një serie prej 19 fitoresh radhazi.Në Energy Arena zbrisnin në fushë dy skuadrat më të mira të konferencës së perëndimit. Ndeshja nis më mirë për miqtë të cilët edhe pse pa Ginobilin shfaqen të rrezikshëm që në momentet e para të takimit. Falë pikëve të Patty Mills dhe Leonard San Antonioi i mbylli dy periodat e para me avantazhin 51-43.Me fillimin e pjesës së tretë ishte Kevin Durant i cili mori kontrollin e lojës dhe i ndihmuar nga Ëestbrook i dha avantazhin vëndasëve. Lojtari më i mirë i momentit në basketbollin amerikan duke përfituar edhe nga një mbrojtje jo e mirë shënoi 12 pikë vetëm në periodën e 3-të duke i mbajtur Spursat në distancë sigurie.Në periodën e fundit ishte mbrojtja e shkëlqyer e Oklahomës e cila bëri diferencën, ku i lejoi San Antonios vetëm një kosh në 4 minutat e para.Në fund gjithçka u mbyll me fitoren e Thunders 106 -94.Mendoj se mbrojtja jonë bëri diferëncën sidomos në dy periodat e fundit, nuk i lejuam të shënonin dhe më pas krijuam shkëputjen vendimtare- deklaroi tranjeri i Oklahomës Scott Brooks.San Antonio vazhdon të mbajë vëndin e parë në konferencën e perëndimit ndërsa Thunders qëndrojnë një pozicion më poshtë kur mbeten dhe pak ndeshje nga përfundimi i sezonit të rregullt.