Prandelli harron Tottin, Tonin dhe Di Natalen

Cesare Prandelli është shumë pranë përzgjedhjes së 23 futbollistëve që do të shkojnë në Brazil për të luajtur në Kampionatin botëror me fanellën e Italisë. Trajneri I të kaltërve do të grumbullojë fillimisht një grup prej 40 futbollistësh e pastaj do ta shkurtojë atë në 23, në bqazëtë formës së tyre fizike, para nisjes për në Amerikë.Por, në mesin e atyre që do të grumbullohen nuk do të jenë Francesco Totti, Luca Toni dhe Antonio Di Natale, shkruan e përditshmja italiane Corriere dello Sport.Tre mungesa të konsiderueshme ku pavarësisht moshës së tyre tregojnë qëllimin e Prandellit: mbështetja tek futbollistët në gjendje më të mirë fizike dhe sa më të freskët. Mario Balotelli e ka vendin e sigurt në sulmin e Italisë, por atij mund t'i bashkohen Mattia Destro, Ciro Immobile, por edhe Giuseppe Rossi në rast se arrin të rikuperohet me kohë pas dëmimit të rëndë që pësoi gjatë këtij sezoni.Antonio Cassano? Dyert e Italisë do të mbeten të hapura edhe për të. Ndërkohë që duket se ka shumëpak shanse për Osvaldon e Juventusit apo edhe për disa lojtarë të tjerë. Sulmi I Italisë ka vetëm Balotelin të sigurtë, të tjerët duhet të tregojnë se e meritojnë ftesën.