Anelka: Domenek një humbës i madh
Nicolas Anelka ka gjetur kohë të flasë për ish trajnerin e Francës, Rajmond Domenek, ndaj së cilit është është shfryrë edhe njëherë. Sipas futbollistit francez, trajneri ka qenë përgjegjës për disfatën e Francës në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut."E kam fyer në dhomat e zhveshjes, edhe pse një gjë të tillë e kishte bërë edhe I gjithë populli francez. Po flasim për një trajner që kurrë nuk ka fituar asgjë, madje as në divizionin e dytë. Ai Nnk e di se çfarë është fitorja. E respektoj si person, por nuk e respektoj si trajner", theksoi Anelka, i cili është dënuar me pesë ndeshje, së bashku me një gjobë prej 97,000 eurosh.Futbollisti i Uest Bromuiç Albion nuk është penduar për sjelljen e tij, kur ofendoi Domenechun në fundin e pejsës së parë në ndeshjen me Meksikën."Kur drejtohesh nga njerëz si Ancelotti apo nga trajnerët tjerë, e di shumë mirë se si duhet të sillesh. Ndërkohë, është mjaft e vështirë të jesh drejtohesh nga një si Domenek. Sigurisht, do të bëja të njëjtën gjë, sepse në atë moment e meritonte një gjë të tillë", përfundoi Anelka.