Europa League, fitojnë Bazeli, Porto dhe Benfika
Mbrëmë janë luajtur edhe tre takimet e tjera të ndeshjeve të para në Europa League. Valencia ka pësuar një humbje shokuese në Zvicër 3-0 nga skuadra e Bazelit në të cilin aktivizohete dhe Taulant Xhaka.Delgado do të hapte serinë e golave pas gjysmë ore lojë dhe në të 37-tën si dhe Shtoker në fund menduan ti dhurojnë vendasve një fitore të madhe. Valencia tashmë do të ketë një mision shumë të vështirë në Mestaja për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë. Taulant Xhaka ka luajtur për 90 minuta dhe ka szhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë.Porto vazhdon të shkëlqej në Europa League. Pas eleminimit të Napolit, edhe Sevilja është detyruar të thyhet në ndeshjen e parë në Portugali. Mangala ishte heroi I vendasve. Skuadra portugeze dominoi lojën dhe pati edhe mundësi të tjera për të thelluar avantazhin. Ndërkohë që 3 minuta nga fundi vendasit mbeten me 10 lojtarë pas dalje me të kuq të Fernando.Benfika po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Europa League. Viktima e radhës është Alkmari. Nënkampionia e Portugalisë ka marr një fitore në transfertë në ndeshjen e parë duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Në minutën e 48-të Eduardo Salvo do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.