Manchester City kërkon Falcaon

Sipas të përditshmes spanjolle Cuatro, drejtues të Manchester Cityt janë takuar me ato të Monacos për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit Radamel Falcao në Etihad, gjatë afatit merkato së verës. Të pranishëm kanë qenë, Presidenti i Realit, Florentino Perez, ai Monacos, Dmitry Ribovlev, drejtori sportiv i Manchester City dhe sulmuesi Radamel Falcao.Futbollisti kolumbian është aktualisht i dëmtuar dhe në dyshim për t'u rikuperuar me kohë për fillimin e Kampionatit botëror në Brazil. Por kualitetet e tij dhe aftësia e golashënuesit ka zgjuar interesim të madh për shërbimet e tij edhe pse ai është duke kaluar sezonin e parë te Monaco. Gjatë verës së kaluar sulmuesi kolumbian la Atletiko Madrid klub më të cilën ka kaluar një sezon të shkëlqyer.Por si mund të arrihet te deri te Falkao?Di Maria me shumë mundësi do të largohet në verë nga Reali me destinacion Ligue 1, ndërsa "qytetarët" do të lënë të lirë argjentinasin tjetër Aguero për t'u bashkuar me galaktikët. Në këtë mënyrë, anglezët përfitojnë shërbimet e sulmuesit kolumbian.Përveç Manchester Cityt, Falcao tashmë një kohë të gjatë përmendet edhe si objektiv i Chelsea-t dhe Jose Mourinho e ndoqi në një miqësore të Kolumbisë.