Juventus i falet Bonuccit ndaj Lionit
Juventusi ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa League. Kampionia e Italisë ka mposhtur minimalisht Lionin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar dje në "Stade de Zherland". Bardhezinjtë I janë falur vetëm një goli të mbrojtësit Leonardo Bonucci për të shtuar shanset për kualifikim.Antonio Konte e nisi ndeshjen me dyshen Tegvez dhe Osvaldo, ndërsa në mesfushë u ndje mungesa e kilienit, Arturo Vidal. Sfida në pjesën e parë ishte e barabartë me të dyja skuadrat në kërkim të golit por me raste të pakta për shënim.Në fillim tevez nuk arrin të shënoj përballë portierit ndërsa Lioni në dy raste I tregon bardhezinjve se me gjithë mungesat e shumta ka dëshirë për të bërë mirë. Fraksioni i dytë I ndeshjes ishte një kopje e së parës me të dy teknikët që përpiqen të bëjnë lëvizjet e tyre në kërkim të golit të avantazhit.Dominimi i skuadrës italiane u kurorëzua me gol në minutën e 85-të të ndeshjes. Pas një rromuje në zonën e mbrojtjes së vendësve, aty u gjend edhe qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci, që realizoi golin fitores, e cila e qetëson ekipin bardhezi për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave. Pas kësaj humbjeje në shtëpi, Lyoni do të ketë një mision vështirë të kualifikohet në mesin e katër ekipeve më të mira të këtij kompeticioni.