Presidenti i PSG deklaron se Cavani do të qëndrojë
Suksesi në cerek finalen e parë të Ligës së kampionëve e ka ngritur mjaft moralin tek klubi i PSG dhe perjashtim nuk bën as presidenti i klubit kryeqytetas Nasser Al-Khelaifi.Parisi fitues i Champions? Projekti jonë për ta fituar ëshë 5-vjecar, jemi në vitin tonë të dytë mgjth kjo nuk do të thotë se nuk do ta provojmë. Nëse shkojmë në gjysmë-finale atëherë do të isha shumë i lumtur- u shpreh manjati i PSG.Mourinhon e vlerësoj shumë por përfitoj nga rasti për të thënë se Blanc do të jetë tranjeri ynë edhe sezonin e ardhshëm.Presidenti I klubit parizien u shpreh dhe për spekulimet e fundit që shohin Paul Pogba tek PSG dhe Edinson Cavanin larg Frances.Pogba, Messi apo dhe Ronaldo janë lojtar të shkëlqyer por ne nuk kemi nevojë për përforcime, jemi shumë të kënaqur me grupin e futbollistëve që kemi, mjafton tju përmend se për skuadrën tonë luajnë lojtarë si Thiago Silva apo Zlatan Ibrahimovic.Më tej Al-Khelaifi u shpreh dhe për situatën e uruguajanit Cavani.Matadori është një lojtar mjaft i rëndësishëm, një profesionist i vërtetë, në qoftë se nuk i pëlqen pozicioni ku po luan duhet të flasë me tranjerin por ne e kemi marrë vendimin tone, Cavani nuk do të lëvizë sepse është një nga yjet që kemi.Në fund presidenti i PSG u shpreh dhe rreth cështjes së Fair Play-t financiar. Kam shumë besim se UEFA nuk do të japë sanksione kundër nesh, në fund të fundit sakrificat po i bëjmë në shërbim të futbollit- përfundoi manjati nga Katari Nasser Al-Khelaifi.