De Laurentis premio për vendin e dytë
Një vend i dytë që vlen sa i pari për Napolin. Presidenti Aurelio De Laurentiis i ka premtuar futbollistëve të tij një premio në rast se arrijnë të kalojnë Romën, shkruan Gazzetta dello Sport, që madje është e informuar edhe për shifrën: 100 mijë euro për cdo lojtarë.Një provë interesante për të shtuar motivimin tek skuadra e Napolit që mund të arrij të arrijë në total shifrën se 2 milionë eurove. Futbollistët e Rafael Benitezit tani do të kenë një motivim më tepër.Gonzalo Higuain dhe shokët e tij janë 9 pikë prapa Romës, shtatë ndeshje para përfundimit të sezonit. Përveç premiosë, përfundimi në vendin e dytë do t'i garantonte Napolit shmangien e play-offit për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mundësi për të zgjatur pushimin e verës edhe për ndonjë ditë më shumë.Gjatë këtij sezoni napolitanët kanë zhvilluar një sezon të mirë teksa në fundjavën e shkuar në "San Paolo" thyen edhe Juventusin gjë e cila ka rritur shumë motivimin e skuadrës por jo për titullin por [për një vend prestigji.Deri në fund duhet që ekipi i Benitezit të rikuperoj plotë 9 pikë ose më saktë 10-të për të mbërritur në vendin e dytë. Deri aty nevojitet një mrekulli.