Chelsea kerkon Ezequiel Lavezzi-n
Duket se goli që argjentinasi i shënoi në cerek-finalet e Ligës së Kampionëve i ka bërë anglezët e Chelesa-t të mëndojn seriozisht blerjen e tij.Lavezzi kontrolloi një top të kthyer nga mbrojtja kundërshtare dhe më pas shkarkoj të majtën e tij pas krahëve te portierit Cech duke i dhënë parizienëve avantazhin, duket se ka mjaftuar ky veprim për të bindur tranjerin Mourinho se ish lojtari i Napolit është i denjë për fanelën e bluve të Londrës.Me shumë mundësi skuadra e Chelsea-t do të largojë në fund të sezonit një pjesë të mire të sulmuesve që aktualisht disponon dhe me sa duket klubi i Abramovich ka filluar që tani të kërkojë zevëndësuesit, ku argjentinasi mund të jetë njëri prej tyre.Mësohet se agjenti i futbollistit ndodhet tashmë në Londër për të kuptuar nëse interestat e klubit londinez ndaj klientit te tij jane reale apo jo.Pas një jave do të jetë edhe takimi i kthimit midis Chelsea-t dhe P.S.G që do të vendosë se cili nga këto dy klube do të kalojë në gjysmë finalet e turneut më prestigjoz të Europes, na mbetet te kuptojme nëse vërtet Mourinho e deshiron në skuadër Ezequiel Lavezzin-n apo është thjesht një taktikë e portugezit për ta shperqëndruar yllin argjentinas.