Pas Barcës rrezikojnë dhe Atletico e Real Madridi
Pas stuhisë që prodhoi ndëshkimin që FIFA i dha Barcelonës dy emra të tjerë janë përmendur si klube nën vëzhgim nga institucioni më i lartë i futbollit. Ato jane gjigandet e Realit të Madridit dhe klubi tjetër i kryeqytetit Atletico e Madridit.Mësohet se FIFA po heton dy klubet spanjolle për të njëjtën arsye për të cilën një ditë më parë ndëshkoi Barcelonën, dmth lëvizjen e pa rregullt të disa prej futbollistëve të moshës nën 18 vjec.FIFA gjithashtu ka gjobitur federatën spanjolle me 410 mije euro duke e detyruar që rregullat e brëndshme te saj ti përshtasë më ligjet e Federatës Nderkombëtare të Futbollit.Nderkohe nga klubi i Barcelonës është hedhur hipoteza se gjithcka që ka ndoshur është fryt i një komploti. Në spekulimet që vijnë nga kampi blaugran mësohet se një klub tjetër ka kërkuar hetimin e katalanasve duke i dhënë udhë gjithckaje që ndodhi më pas.Klubi i Barcelonës pat deklaruar më herët se do ta apelojë vendimin e marrë nga qeveria e futbollit dhe se ka të gjithë dokumentacionin e duhur për të bindur drejtuesit e FIFA-s se nuk është bërë asnjë pa rregullësi në transferimet e kryera.Një situatë të ngjashme e ka lauar më parë dhe klubi i Chelsea-t, i ndeshkuar me parë nga FIFA për transferimin e Gael Kakuta klubi londinez fitoi gjyqin në apel duke i hedhur poshtë të gjitha sanksionet e mara ndaj tij. Rast ky që i bën katalanasit të shpresojn për mirë.