Cristiano Ronaldo, gjuri është kthyer në një shqetësim

Pamjet e minutës se 80-te gjate cerek-finales së djeshme me Cristiano Ronaldon dukshëm të shqetësuar dhe duke mbajtur gjurin e tij kanë trembur të gjithë tifozët madrilen dhe jo vetëm.Duket se problemi në gjurin e majtë po e shqetëson prej kohësh yllin portugez, tranjeri Ancelotti e zëvendësojë menjëherë pasi do të ishte e tepert ta rrezikoje në momentin kur rezultati ishte i siguruar.Pas takimit i pyetur për këtë cështje tekniku Italian deklaroi se Cristiano nuk ka asnjë problem, duke thënë se portugezi ndihet mjaft mirë dhe se gjuri është një shqetësim fare i lehtë sa që nuk meriton të quhet as dëmtim.Ylli madrilen u detyrua të linte fushën e lojës para kohë në një takim ku shkroi historine. Ish-lojtari i Manchester United shënoi golin e tij të 14-te sezonal në ligën e kampionëve duke barazuar Messin, Van Nistelrooy-n dhe italianin Jose Altafini. Rruga e Realit ne Champions League duket e gjatë dhe mundësia që portugezi ta thyej rekordin e golave është mjaft e madhe.Cristiano Ronaldo më golin e shënuar perball Dortmundit shkon në shifrën e 49 golave me fanelën e Los Blancos në Ligën e Kampionëve duke u barazuar me një nga legjendat e ketij klubi Alfredo di Stefanon.Diferenca me Raulin është vetëm 7 gola dhe kur sheh se yllin portugez ne 41 takime arrin ta dërgojë topin në rrjetë plot 45 herë, atëherë e kupton se miti i ish-kapitenit madrilen është i destinuar të bie.