San Siro rrezikon për Championsin e 2016-ës

Në 2017-18, Milan do të ketë stadiumin e ri. Ndërsa Inter do të shijojë një Giuseppe Meazza të rinovuar, të paktën kjo gjë është parashikuar deri më tani.Në 2016, San Siro do të jetë mikpritës i finales në Ligën e Kampionëve, ky është një lajm i 16 nëntorit të vitit 2013 por që ende nuk është zyrtarizuar nga UEFA. Pse? Sepse UEFA pret majin e ardhshëm për të zyrtarizuar mikpritësin e finales së sezonit 2016.Deri atëherë, gjithçka duhet të mbetet në pritje. Por, ekziston një problem, të paktën i vogël. UEFA ka kërkuar që të bëhen disa ndërhyrje në stadiumin në fjalë, çmimi i së cilave do të kushtojë rreth 40 milionë euro. Inter dhe Milan janë të gatshëm të ndërhyjnë dhe Komuna e Milanos gjithashtu por pastaj?UEFA pret, presidenti Michel Platini tashmë ka aprovuar një finale të në Europa League në Itali, duke ja dhënë Juventusit statusin e mikpritësit të finales këtë sezon. Rasti i Milanit kërkon përgjegjësi edhe më të madhe, dhe duke pasur parasysh rivalitetin mes klubeve dhe mungesën eventuale të bashkëpunimit, San Siro rrezikon të sjell një refuzim që do të ishte i tmerrshëm për të gjithë.