Runi: Nuk doja të përjashtoja me të kuq Shvajnin

Uejn Runi është shprehur se nuk simuloi për të përjashtuar mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Shvajnshtanger dhe thekson se gjermani mund ta dëmtonte me ndërhyrjen e tij. Ylli gjerman u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 1:1 në Old Trafford kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Rooneyt. Nga përsëritjet në fakt duket se sulmuesi I Manchester Unite e ekzagjeroi me rrëzimin e tij. Por Runi mbron veten rreth incidentit dhe thotë se u mbrojt nga një lëndim i mundshëm."Ai mund të më dëmtonte. Ai ndërhyri furishëm dhe gjyqtari e ndëshkoi, nuk ishte vendim i imi. Nuk doja të isha shkaku që ai të përjashtohej", deklaroi Runi"Nuk dua të merrem më atë që ka thënë ai, por mendoj se ishte ndërhyrje e gabuar. Doja të mos rrezikoja për tu dëmtuar dhe gjyqtari mori vendimin e tij.Ai është futbollist i mirë dhe pa dyshim mungesë e madhe për ta, pasi edhe Martinez do të jetë i pezulluar. Bayerni ka një ekip të mrekullueshëm dhe kanë futbollistë të tjerë që mund të bëjnë diferencën", përfundoi intervistën e tij Runi.Gjatë këtij sezoni sulmuesi anglez ka shënuar 17 gola në 33 ndeshje me djajtë e kuq.