Porto pret sonte Seviljën

Pas eleminimit të Napolit në fazën e 1/8-ve Porto sonte në mbrëmje në 'Do Dragao' do të ketë një ndeshje shumë të vështirë përballë Seviljas e cila në fazën e kaluar arriti të kalojë me përmbysje në derbin spanjoll me Betis.Trajneri Luis Kastro do të ketë në dispozicion skuadrën e plotë dhe do të kërkoj të shfrytëzoj sa më mirë faktorin fushë për të qenë sa më pranë gjysmëfinales.Porto pritet të luaj sonte me formacion 4-3-3.Në portë do të jetë Fabiano. Në mbrojtje Danilo, Sandro, Rejes dhe Ba. Në mesfushë pritet të luajnë Lica, Fernando dhe Herrera ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Defur, Martinez dhe Kuarezma.Në krahun tjetër trajneri Unai Emeri do të synoj sonte te marr një rezultat sa më pozitiv për të qenë më të sigurtë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në "Ramo Sanche Pizhuan". Sevilja sonte nuk pritet të ketë shumë probleme në formacion dhe pritet të luaj me vendosjen taktike 4-3-3.Në portë do të jetë Varas. Në mbrojtje Facio, Navarro, Pareja, Koke. Në mesfushë do të jenë Troçoski, Iborra dhe Vitolo qëdo të mbështesin treshen e sulmit të përbërë nga Rakitic, baka dhe Gameiro.