Xhelal Mziu në gjykatë, pranohen provat

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës  seanca gjyqësore ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe dy zyrtarëve të tjerë.Në seancën e sotme, gjykata pranoi provat e të gjitha palëve ndërsa ka ndryshuar edhe masën e sigurisë ndaj drejtorit juridik të Bashkisë së Kamzës, Atli Hoti nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”Më pas gjykatave  vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 11 prill, ku do të thirren 6 dëshmitarë.Kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe dy zyrtarët e bashkisë Bujar Loshi dhe Atli Hoti akuzohen  për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.