Ceremonia e NATO-s, Imami: Nishanit nuk iu bë respekti i duhur VIDEO
Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami thotë se Presidentit Bujar Nishani nuk iu bë respekti i duhur si Komandant i Forcave të Armatosura në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrotjes për 5-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Në një intervistë dhënë pasditen e sotme në RTV Ora News, Imami komentoi ceremoninë e zhvilluar në ambientet e kësaj Ministrie, ku mori pjesë kryeministri Edi Rama por u bojkotua nga Presidenti.Gjithashtu gjatë intervistës me drejtorin e Informacionit, gazetarin Patrik Sadikaj, ish-ministri akuzoi pasardhësen e tij Mimi Kodheli se ka tejkaluar kompetencat kur urdhëroi kundëradmiralin Kristaq Gërveni të kthehet në atdhe.Imami: Nishanit s'iu be respekti i duhurDuke komentuar festimet e 31 marsit 2014, Imami u shpreh. “Një celebrim modest i këtij 5 vjetori ishte i arsyeshëm. Normalisht Presidenti shtron një banket, ashtu si ekzekutivi. Problemi qëndron se nuk u ftua në mënyrën e duhur dhe respektin e duhur si Komandant i Forcave të Armatosura. Por me rëndësi është që FA duhet ta celebronin në mënyrë modeste atë ditë, se është me rëndësi për ta” Duke mbetur në përvjetorin e 5-të të anëtarësimit në NATO, deputeti Imami vlerëson se Shqipëria e ka justifikuar të qënurit pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sipas tij Ushtria Shqiptare ka kryer reforma të sukseshme në rrugën e modernizmit, proces i cili duhet të vazhdojë edhe në vijim.Kodheli u nxitua me GërveninImami e cilësoi si rast të paprecedentë sjelljen e Kodhelit dhe u shpreh se çështja duhej të ishte zgjidhur sipas ligjit pa e kthyer në një konflikt ndërinstitucional.“Ka pasur nxitim të pajustifikuar nga Ministria e Mbrojtjes. Është kompetencë e Presidentit e artikuluar qartë. Nuk është një kompetencë e diskutueshme. Emërimi i gjeneralit është kompetencë e Presidentit."Imami sqaroi edhe çështjen e debatuar të mandatit të atasheut dhe përplasjen e kompetencave të Ministrisë me Presidencën."Çështja e mandatit është çështje tjetër. Asokohe vendosëm një rregullore të re për të rregulluar marrëdhëniet politike dhe ushtarake me partnerët, por edhe lidhur me atë që ju e quani mandat.Një ushtarak që të shkojë në një mision të tillë, apo si atashe ushtarak, do mendohet që mandati është 3 vjeçar dhe me një urdhër të ri të posaçëm të Ministrit mund të shtyhet me një vit më shumë për arsye të qënësishme, por kjo s'do të thotë se automatikisht zhbën dekretin e Presidentit. Kjo u tregon rrugën administrative drejtorive përkatëse të Ministrisë, qoftë të përfaqësuesit në një organizatë tjetër, që në këtë kohë duhet të merren masa për mbylljen e mandatit deri sa të shkojë te Presidenti dhe ai ta miratojë, por pa dekret nuk mund të bëhet. Është rregullore e brendshme e Ministrisë së Mbrotjes, që s’mund të ketë fuqi jashtë asaj Ministrie” sqaroi ai.Reforma ne FAImami mbrojti qëndrimin e Presidentit edhe lidhur me reformën në Forcat Armatosura, ndërsa theksoi se përplasjet ndërinstitucionale duhet të shmangen.
“Është mirë të gjendet gjithmonë rruga e zgjidhjeve. Ka pasur një nxitim nga ekzekutivi. Ka pasur një fërkim me anë të një urdhri të Ministres që u rrëzua nga gjyqësori dhe ka pasur një problem tjetër me reformën në FA, ku Presidenti ka qenë në rolin e duhur. Ky dokument ka qenë i gatshëm në 97% të saj. Ka nevojë për t'u rishqyrtuar qoftë dhe nga qeveria e re, vetëm mbi këtë bazë mund të miratohet një plan i ri. Ne ishim të detyruar të prisnim deri sa të bëheshin rishikimet strategjike të mbrojtjes. Ky dokument do duhet të jetë baza për strategjinë ushtarake” nënvizoi Imami.Marreveshja me FMN rendon shqiptaretSa i përket marrëveshjes me FMN, deputeti demokrat deklaron se 21 kushtet që rrjedhin prej saj do tua vështirësojnë qartësisht jetën qytetarëve shqiptarë.“Kur merr borxh, borxhi s’mund të merret për çdo lloj arsyeje. Ne kemi marrë borxh, por në kuota shumë të ulëta, që shkonte drejtëpërdrejt për investim, pra Shqipëria kishte aftësi paguese dhe shkonte për zgjerim ekonomie. Këtu borxhi nuk është marrë për këtë gjë. Kur merr një borxh të tillë dhe nuk rrit ekonominë do rrisësh taksat. Janë 21 kushte, ka kushtëzim që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Qeveria nuk e pranon se ka qejf ti bëjë pa i thënë, por ajo e ka firmosur. Është thënë qartazi se çmimi i energjisë do rritet, rrogat dhe pensionet nuk do rriten për tre vitet e ardhshme. Është e pafalshme që qeveria të thotë se këto nuk janë kushte” përfundoi ai, duke shtuar se ulja e mbledhjes së të ardhurave për tre muajt e parë rrit edhe më shumë mosbesimin e Fondit ndaj ekonomisë shqiptare.Intervista e Plote: