Asnjë plan për gazifikimin e Shqipërisë, Italia shtyn për 6 muaj fillimin e projektit TAP

Qeveria e re nuk do ti shkojë pas idesë së ish-kryeministrit, Sali Berisha, për gazifikimin e vendit pas ndërtimit të projektit TAP.Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, deklaroi se aktualisht nuk kanë asnjë version apo plan për gazifikimin e vendit.Zv.ministri Bejtja shpjegon se ndërtimi i gazsjellësit TAP është shtyrë dhe do të nisë në fillim të vitit tjetër.Ndërtimi i Projektit TAP do të prekë rreth 23 mijë e 250 parcela, nga shpronësimi i të cilave do të përfitojnë rreth 55 mijë banorë.