Mësuesi i vë flakën vetes, terror në shkollë, mësoi se do hiqej nga puna VIDEO

Një i mësues nga Gjirokastra, ka tentuar t`i japë fund jetës, duke u vetëdjegur me benzinë.(Në Foto mësuesi Laze Harshova dhe shkolla Industriale e Gjirokastrës )Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në ambjentet e shkollës industriale të Gjirokastrës, kur pritej të niste edhe mësimi.Mësuesi 60-vjeçar Laze Harshova ka lyer trupin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes duke terrorizuar nxënësit.Menjëherë ka ndërhyrë stafi pedagogjik i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët dhe më pas mësuesi është dërguar me urgjencë në spital.Fatmirësisht 60-vjeçari ka mundur të shpëtojë falë ndihmës së dhënë nga kolegët por sipas mjekëve ai ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe në trup.Nuk dihen ende motivet e vërteta që e çuan mësuesin të ndërmerrte një veprim të tillë ndërkohë që policia po vijon hetimet.