Ahmetaj takim me homologun sllovak: Sllovakia, një dritare e re investimesh për Shqipërinë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki. Gjatë takimit me homologun e tij sllovak, Ministri Ahmetaj konfirmoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe në fushën e bashkëpunimit ekonomik.Ai bëri një prezantim tëtë gjitha projekteve strategjikë të Shqipërisë në fushën e transporteve, energjisë, turizmit dhe infrastrukturës. Projekte të rëndësishme investimesh si Rruga e Arbrit, Autostrada e Kaltër, Porti i Shëngjinit u konsideruan me interes të përbashkët. Ministri ftoi investimet sllovake në Shqipëri duke theksuar rëndësinë e këtij momenti dhe nismat, reformat dhe vullnetin e Qeverisë shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.Sektori i fasonëve ishte njeë tjetër pikë e rëndësishme diskutimi mes palëve. Ministri Ahmetaj u shpreh se interesi i investitorëve të huaj në këtë sektor po rritet gjithnjë e më shumë, nisur nga avantazhet që Shqipëria ka në koston e ulët të punës,konkurrueshmërisë së vendit dhe afërsisë më pothuaj të gjithë tregjet e mëdhenj.Ministri sllovak TomášMalatinský, shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Shqipërisë. Fushat e investimeve potenciale të sugjeruara nga Ministri Ahmetaj, u vlerësuan me interes nga pala sllovake. Ai gjithashtu propozoi organizimin e një Forumi të përbashkët biznesi që do të krijonte hapësira të reja komunikimi dhe bashkëpunimi mes bizneseve dhe sipërmarrjeve në të dy vendet.Kjo ide u përkrah nga Ministri Ahmetaj i cili i ftoi bizneset sllovake të marrin pjesë gjithashtu në Forumin e Investimeve që do të organizohet më 12 Maj nëVienë. U hodh gjithashtu ideja e organizimit të një Panairi për Turizmin, në të cilin operatorët turistikë sllovakë mund të njihen me potencialet turistike të vendit tonë.Në mbyllje të takimit, të dy Ministrat firmosën” Memorandumin e Mirëkuptimitmbi Bashkëpunimin Ekonomik” i cili parashikon angazhimin e palëve në drejtim të:a) lehtësimit dhe mbështetjes së shkëmbimit dhe kontakteve midis operatorëve të tyre ekonomikë;b) krijimit të mjedisit të favorshëm për investimet e huaja direkte;c) lehtësimit të shkëmbimit të informacionit të biznesit dhe atij ekonomik;d) nxitjes së biznesit nëpërmjet organizimit të panaireve, ekspozitave, simpoziumeve etj.;e) lehtësimit të shkëmbimit të informacionit mbi aktivitetet brenda tregjeve të brendshme duke përfshirë masat lidhur me mbrojtjen e konsumatorit dhe ndihmën shtetërore;f) krijimit të klimës së favorshme për bashkëpunim në fushën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimit të tyre;g) përkrahjes së bashkëpunimit dhe aktiviteteve brenda fushës së përgjegjësive të tyre.Për këtë qëllim, Palët do të ngrenë Komisionin e Përbashkët Shqiptaro-Sllovak, i cili do të merret me fushat që mbulon ky Memorandum.Vizita e Ministrit Ahmetaj në Sllovaki do të mbyllet me takimin me Ministrin e Jashtëm sllovak, një rast tejet i rëndësishëm për të diskutuar marrjen e statusit kandidat në Qershor.