Sherr për sipërfaqen e ullinjve, goditet me sëpatë nga djali i xhaxhait

Sherri për pronën ka përplasur mes tyre dy kushurinj në Lushnje, ndërsa është plagosur njëri prej tyre. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Zhame të Lushnjes, ku 15-vjeçari me iniciale E.C është goditur me sëpatë nga djali i xhaxhait pas një konflikti për një sipërfaqe me ullinj.I plagosuri është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojne per kapjen e autorit te plagosjes.