Kryeparlamentari Meta viziton Kosovën, takime me krerë të shtetit e politikës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.Nesër Meta do të pritet në mëngjes nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, takim që do të shoqërohet edhe me një konferencë të ëprbashkët për shtyp.Me pas Meta do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa axhenda parashikon edhe homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, Homazhe te Varrezat e Jasharëve në Prekaz - Skenderaj dhe vizitë në familjen Jashari.Ndërkohë gjatë qendrimit në Prishtinë, kryeparlamentari Meta do të ketë takime të veçanta me Kryetarin e koalicionit për Kosovë të Re, Behxhet Pacolli, Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe një takim të përbashkët me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.Po ashtu axhenda përfshin takime me Isa Mustafën, Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Albin Kurtin, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.