Rikthehet “Antraksi”, 4 të infektuar në Tepelenë, konsumuan mish lope të pakontrolluar VIDEO

Katër persona të diagnostikuar me antraks janë shtruar në spitalin e Tepelenës ku falë ndërhyrjes mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.(Në foto një prej të sëmurëve)Burim i sëmundjes është bërë konsumimi i mishit të një lope të infektuar në fshatin Arrëz e madhe të rrethit Tepelenë. Konsumimi i tij është bërë nga të paktën 50 persona të cilët edhe pse e kanë ditur sërish e kanë konsumuar atë duke përhapur sëmundjen e rrezikshme.Sipas drejtoreshës së shëndetit publik Tepelenë, Klodjana Gjoncaj situata tashmë është nën kontroll edhe pse është konfirmuar rasti i prezencës së antraksit.Mishi është konsumuar nga rreth 50 persona pjesëtarë të 11 familjeve. Në spital është shtruar edhe një fëmijë, i cili gjithashtu nuk paraqet rrezik për jetën.