Gjermeni në Azerbajxhan, memorandum bashkëpunimi në turizëm

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit , Eglantina Gjermeni, po zhvillon nje vizitë zyrtare 2-ditore në Baku, Azerbajxhan me rastin e punimeve të Konferencës së 57-të të Komisionit të Organizatës Botërore të Turizmit për Evropën.Në ditën e parë të vizitës, Ministrja Gjermeni ishte e pranishme në ceremoninë e çeljes së Panairit të 13 Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimit (AITF 2014) në Azerbajxhan.Ministrja vizitoi stendat e këtij parairi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai e shoqëruar edhe nga Ministrat e turizmit të vendeve anëtare të UNËTO. Në këtë Panair marin pjesë rreth 300 kompani nga 38 vende pjesëmarrëse. Risia e këtij viti është pavioni I dedikuar për turizmin mjekësor.Ministrja Gjermeni ndjoqi punimet e seminarit të organizuar nga OBT dhe Ministria e Turizmit dhe Kulturës së Azerbajxhanit mbi Zhvillimin Efektiv të Klasterave në sektorin e Turizmit.Në këtë aktivitet u vu theksi tek rëndësia e bashkëpunimit mes të gjitha aktorëve. Bashkimi i sinergjive mes aktorëve publik dhe privat si një metodë që do të zhvillojë ekonomine e shkallës, do të rrisë produktivitetin dhe inovacionin dhe mbi të gjitha do të sigurojë rritjen e konkurueshmërisë së sektorit të turizmit.Gjatë aktivitetit u vlerësua se produkti turistik është një amalgam aktivitetesh të cilat ngushtësisht lidhen dhe me sektorë të tjerë të ekonomisë dhe vetëm nëpërmjet formimit të klasterave në turizëm do të bëhet e mundur krijimi i destinacioneve turistike me oferte cilësore për vizitorët.Punimet e seminarit u drejtuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit, Abulfas Garayev.Shqipëri-Azerbajxhan, memorandum bashkëpunimi në turizëmMinistrja, Eglantina Gjermeni, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit, Abulfas Garayev. Gjatë takimit bilateral palët ranë dakord të punojnë për hartimin dhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi me terma konkrete për një periudhë 2-vjeçare.Ky memorandum bashkëpunimi do te fokusohet në organizmin e aktiviteteve të përbashkëta me fokus turizmin dhe asistencë teknike për ngritjen e kapaciteteve të stafit. Memorandumi do të parashikojë edhe bashkëpunim mes Universiteteve të dy vendeve tona, që pergatisin ekspertë në fushën e turizmit, organizimin e takimeve ndërmjet tour operatoreve të dy vendeve tona dhe shkëmbim informacioni dhe njohurish veçanërishit në fushën e promovimit.Ministrja Gjermeni vleresoi zhvillimin e sektorit të turizmit në Republikën e Azerbajxhanit, ku në një periudhë 5-vjeçare është trefishuar numri i turisteve. Ministrja e siguroi homologun Garayev për nënshkrimin dhe zbatimin e memorandumit përmes aktiviteteve konkrete.