Spiropali pret homologun slloven: Intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave sllovene, Rajko Skubic.Drejtorja e Përgjithshme pasi prezantoi zhvillimet e Doganës Shqiptare u fokusua në marrëdhëniet e deritanishme me Administratën Sllovene, duke vlerësuar projektet e përbashkëta dhe vizitat e punës të zhvilluara në Slloveni në kuadër të Programeve TAIEX dhe Dogana 2013.Disa prej këtyre vizitave studimore kanë mbuluar fusha si marrëdhëniet me publikun, antikorrupsionin, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe marrëdhënien e administratës doganore me mediat dhe komunitetin e biznesit.Spiropali u ndal në projektet e reja dhe ambicioze të doganave shqiptare.“Drafti për Kodin e ri Doganor dhe Single Window (Sporteli i Vetëm) janë risitë për të cilat po punohet intensivisht” shtoi Znj.Duke nënvizuar rëndësinë e këtyre projekteve për modernizimin e administratës doganore, lehtësimin e procedurave dhe rritjen e komunikimit me bizneset, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Spiropali, theksoi se projektet janë një portë drejt mundësisë së një aderimi të sigurtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Nga ana e tij, Skubic shprehu kënaqësinë për ftesën e dërguar nga Administrata Doganore Shqiptare, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm Slloven vlerësoi progresin e arritur deri tani nga doganat shqiptare duke shprehur inkurajimin për projektet e reja të ndërmarra. Ai bëri një prezantim të Doganës Sllovene si dhe ndryshimet me të cilat ajo po përballet.Skubic siguroi Znj. Spiropali që ndërveprimi me doganën shqiptare është prioritet i administratës doganore sllovene duke propozuar intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe për një bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen.Drejtorët e Përgjithshëm vlerësuan frymën e ndërsjelltë të bashkëpunimit mes dy Administratave Doganore dhe u angazhuan për cuarjen më tej të këtij bashkëpunimi. Ata u shprehën të hapur ndaj projekteve te reja dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira.