Berzh: Shqipëria ti japë fund tranzicionit. Shmangni polarizimin politik, luftë korrupsionit VIDEO
Korrupsioni dhe politika e polarizuar janë pengesat kryesore që Shqipëria duhe të tejkalojë për t`i dhënë fund tranzicionit.Ky ishte rekomandimi që kryekonomisti i BERZH-it Erik Gergolf dha gjatë prezantimit të raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë."Korrupsioni mbetet pengesë kryesore për vende që duan të kapërcejnë tranzicionin. Ne kemi prova, dëshmi në raportin për tranzicionin që tregojnë se kur ka një sistem shumë të polarizuar politik është shumë e vështirë të shfyrtëzosh dritaret e mundësive. Sigurisht kanë rëndësi përparësit që kanë udhëheqësit e vendit por edhe aktorët e jashtëm" tha ai.Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi ndërveprim mes shtetit biznesit e qytetarëve si element thelbësor për të mbyllur epokën e tranzicionit në Shqipëri.Gjithashtu Rama theksoi se duhet ndërveprim për t`i dhënë fund një trazicioni i cili në Shqipëri vijon të mbetet ende."Duhet vetëdije dhe ndërveprim sepse sfidat e trazicionit janë aq të shumëfishta dhe aq të ndërlidhura sa nuk mund të adresohen pa ndërveprim. Dhe këto janë dy fjalë kyçe që sot e gjithë ditën na mendojmë të reflektojmë dhe të flasim qartë për sfidat e trazicionit. Ne jemi të vendosur që ti bëjmë të dyja, të plasim qartë dhe të ndërveprojmë qoftë edhe brenda nesh duke u përpjekur të kurojmë një sëmundje kronike të procesit qeverisës në shqipëri që është mungesa e plotë e ndërveprimit të brendshëm, qoftë edhe mes nesh dhe organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tanë politik dhe ekonomik në ëmnyrë që përmes ndërveprimit t`i japim vetes instrumenta realë dhe konkretë shumë herë më efikas për ta ndryshaur realitetin e përditshëm të Shqipërisë dhe për ti dhënë fund një trazicioni që vazhdon në formën e një përpjekje për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian duke i dhënë fund një faze të ndërmjeteshme mes përkatësisë së një botë që nuk ekziston më dhe të një përpjekje për të hyrë në botë kur ende nuk jemi. Për t`i dhënë fund një trazicioni në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes, të qeverisjes duke folur qartë dhe duke verpuar" shtoi Rama.Kryeministri shtoi më tej se raporti i BERZH-it përban informacion dhe orientime shumë të vlefshme për të kuptuar trazicionin dhe për të kuptuar disa gjëra të thjeshta por që kanë munguar.“Problemi ynë sot është identifikimi dhe zhvillimi i bruimeve të rritjes. Ne kemi ardhur deri para pak kohësh me dy burime rritje ekonomike që nuk i kemi më, dërgesat e emigrantëve që kanë zënë një vend themelor në prodhimin tonë të brendshëm dhe bumin në ndërtime. Të dyja këto nuk vlejnë më si burime të rritjes ekonomike. Dërgesat e emigrantëve janë në rënie të vazhdueshme dhe bumi i ndërtimeve është i tejkaluar por ne kemi një burim rrijte tek energjia nëse zhvillojmë një model të ri dhe demokratik por njëkohëshi funksional te tregu i energjisë, nafta dhe mineralet” shtoi Rama.Dhe në përgjigje të kërkesës së BERZH-it për përmirësimin e klimës për biznesin, paralajmëroi një pakt të re ligjor për investitorët e huaj në vendin tonë.Gjatë konferencës, Kryeekonomisti i BERZH mbështeti marrëveshjen e huasë mes qeverisë dhe FMN-së, që sipas tij do hedhë themelet për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare."Marrëveshja me FMN ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme. Dha sinjalet se rregullat e lojës kanë ndryshuar. Tani do kemi rregulla transparente dhe të qarta. Qeveria do pagujë faturat e saj. Është e angazhuar për përmërësimin e klimës së investimeve. Nuk jemi ende tek shtëpia por tek themelet. Për këto themele duhet zgjidhuar problem serioze si energjia, reforma e pensioneve apo huatë e këqija" tha ai.