Meta në Kosovë: Dialogu me Serbinë, rruga e duhur drejt BE VIDEO

Me një axhendë të ngjeshur takimesh, kreu i kuvendit Ilir Meta ka nisuar vizitën dyditore në Kosovë. Kryeparlamentari u takua me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi dhe në konferencën e përbashkët për shtyp ndau bindjen se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin sa më të shpejtë të vizave."Besoj se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin sa më të shpejt të vizave dhe një perspektivë edhe më të shpejt me BE-në. Ndaj dua të vlerësoj gjitha angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të plotësuar gjitha detyrimet për këtë proces", tha Meta.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova është e gatshme që të marr përgjegjësitë dhe për të udhëhequr vetë  sistemin e drejtësisë por pa specifikuar qartë nëse do të themelohet ose jo Tribunali për krimet e pretenduara të UÇK-së."Kosova ka qenë me fat që këto 15 vite të fundit sistemi i drejtësisë është udhëhequr prej ndërkombëtareve në kuptimin e mandatit ekzekutiv. Për tetë vite me radhë nga OKB-ja, tash e gjashtë vite prej misionit evropian EULEX, të cilët kanë bërë punë të mirë në Kosovë. Bashkëpunimi ka qenë i mirë. Tash ka ardhur koha të kemi letërkëmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së. Një letërkëmbim që do të përcaktoj qartë që Kosova ka tash kapacitetet e saja të plota për të udhëhequr sistemin e drejtësisë në kuptimin e mandatit ekzekutiv, ndërsa, roli dhe misioni i BE-së do të jetë më tepER mbështetës dhe konsultativ. Ndërsa, Kosova është e gatshme të përballet me sistemin e vet të drejtësisë në mbështetje të plotë ndërkombëtare", tha Thaçi.Kryeparlamentari Ilir Meta bisedoi edhe me homologun Jakup Krasniqi  ku rëndësinë e shpërbërjes së shpejtë e të plotë të të gjitha strukturave ilegale që veprojnë në Kosovë dhe të integrimit të plotë të komunitetit serb në jetën institucionale të KosovëKryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga delegacioni i këtij shteti me rastin e vizitës në Kosovë ka bërë homazhe tek varri i ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova."Të vish në Kosovë në Prishtinë, në këtë kryeqytet të këtij shteti, i cili po afirmohet çdo ditë si shtet i pavarur, si shtet demokratik, si një shtet evropian, nuk mundet të mos jesh i detyruar, i obliguar për të ardhur edhe këtu ku prehen eshtrat e frymëzuesit të Kosovës demokratike, të Kosovës së pavarur, të vizionarit evropian, i cili frymëzoi këtë rezistencë paqësore dhe i cili realizoi aksione ndërkombëtare të çështjes së Kosovës e cila shërbeu si një bazë shumë e rëndësishme më parë për vet rezistencën e popullit të Kosovës edhe për atë koalicion të jashtëzakonshëm që solli fundin e gjenocidit millosheviçian në Kosovë dhe që hodhi themelet për një Kosovë demokratike, evropiane për të gjithë qytetarët e Kosovës", tha ai.I pari i Kuvendit, gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën gjithashtu do të bëjë homazhe tek kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz.