Komuna Gradishtë në Lushnje, fermerët: Na prishet prodhimi se nuk vinë mjetet

Segmenti rrugor që lidh disa fshatra të komunës së Gredishtes me rrugën nacionale, pranë vendit “Pushimi i shoferit” në Divjake, prej vitesh ndodhet ne nje gjendje katastrofike.Banorët e fshatrave Mëhallez, Spolatë e vogël, Spolatë e madhe, e kanë tepër të vështirë komunikimin me pjesët e tjera të zonës. Në këtë segment sipas drejtuesve të automjeteve nuk është vënë dorë prej mëse një dekade dhe kalimi në të sjell avari teknike në mjetet e transportit.Sipas drejtuesve të komunës së Gradishtës, kjo rrugë kërkon një investim mjaft të madh që nuk përballohet nga të ardhurat e komunës.Ky segment është është në inventarin e rrugëve rurale të qarkut Fier por që edhe nga ky autoritet kurrë nuk është kryer ndërhyrje. Në një kohë që tashme shënohet piku i prodhimeve bujqësore  dhe  tregtimit të tyre, fermerët duhet të përballen edhe me këtë vështirësi e cila jo pak herë ka sjellë dëme në prodhimet e tyre si pasojë e mungesës së qarkullimit të automjeteve që përshkojnë këtë aks.