Akset rrugore pa sinjalistikë, policia: Ky është shkaku kryesor i aksidenteve
Segmenti i superstradës Fushë Krujë -Milot, rruga e kombit në segmentin Milot-Skuraj, si dhe shumë akse të tjera rrugore kanë mungesë të theksuar të sinjalistikes rrugore, duke rritur numrin e aksidentëve në rrethin e Kurbinit.Këto nyje konsiderohen se janë një burim i sigurtë për aksidente ndaj duhet një reagim i menjëhershëm për ta ndryshur këtë situatë.Shqetësimi është ngritur nga shefi i qarkullimit rrugor në qarkun e Lezhës Valentin Florini. Ai ka bërë të ditur se të gjitha konstatimet në aksidentet e ndodhura gjatë 2013 i adresohen kryesisht mungesës së sinjalistikes rrugore.Në fakt kjo sinjalistikë duhet të ishte plotësuar brenda muajit mars, por autoriteti kombetar i rrugëve prej kohësh jep vetëm një përgjigje: do të realizohet së shpejti.