Dështon RENEA, i forti i Sarandës në arrati. Policia:Taulant Xhini se ka kaluar kufirin VIDEO

Në Sarandë vazhdon por ende pa rezultat aksioni i gjerë policor për kapjen e të shumkërkuarit Taulant Xhini.Përgjatë gjithë natës por dhe mëngjesin e sotëm, forcat e policisë së komisaristit të Sarandës së bashku me  forcat të RENEA-s dhe FNSH-së kanë vazhduar operacionin për arrestimin e personave të dyshuar se qëlluan mbi uniformat blu.Tashmë kërkimi është përqendruar në zonat më të thella, kryesisht në fshatin Metoc, përtej Shëndëllisë, fshat ku ndodhi sulmi ndaj policisë një ditë më parë.Sipas burimeve në policinë e Sarandës nuk ka të dhëna që Taulant Xhini apo personat që e shoqërojnë atë të kenë kaluar kufirin, ndaj është rrethuar një ndër zonat më të thella të fshatrave të Sarandës, ku besohet se fshihet i kërkuari.Krerët e komisariatit të Sarandës u sulmuan me mitrolozë gjatë aksionit për arrestimin e Taulant Xhinit.Shefi i antitrafikut dhe Narkotikëve Orgest Mezini dhe shefi i krimeve Orges Thomai sëbashku me 6 efektivë të tjerë ishin në një operacion për arrestimin e tij në fshatin Shëndelli.Por sapo kanë hyrë në fshat, dy makinat e policisë janë përpabllur me një pritë dhe mjeti ku udhëtonin Mezini dhe Thomai është goditur me breshëri plumbash qe vinin nga tre drejtime të ndryshme.Fatmirësisht askush prej oficerëve nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa personat e armatosur së bashku me Xhinin kanë mundur të largohen.Policia sekuestroi një mitraloz dhe një automatik që dyshohen se i përkasin autorit të sulmit Taulant Xhini. Ky i fundit është shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, i dënuar më parë në Greqi.Ai akuzohet se bën pjesë në një nga grupet më të mëdha të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë e Korfuz. Grupi i tij i përbërë nga të paktën 7 persona, banorë të Sarandës, Shëndëlliut, Vrines, Xarrës e Mursisë. POlicia shoqëroi dje rreth 30 perosna por pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.