Vrasja e Ilir Karelit, Ombudsmani grek: S'e kam në juridiksion, do e ndjek informalisht
Ombudsmani nuk ka juridiksion mbi autoritetet gjyqësore dhe nuk mund të hetojë në lidhje me çeshtje që janë në shqyrtim gjyqësor ose nga autoritete të tjera gjyqësore.Kjo është përgjigjia që Avokati i Popullit të Greqisë i jep homologut shqiptar, Igli Totozani, në përgjigje të letrës së drejtuar prej tij lidhur me vrasjen e Ilia Karelit në burgun grek. Në letrën e tij, Obdusmani grek sqaron më tej Totozanin se sipas sistemit grek të drejtësisë, Ombudsmani është i detyruar të limitojë fushën e veprimtarisë së tij brenda ngjarjeve që plotësojnë parametrat e parashikuara në ligjin e sipërcituar.“Ju faleminderit për letrën e derguar me datë 31.03.2014, në lidhje me çeshtjen e dy vrasjeve në burgjet greke. Unë jam e bindur se ngjarje kaq tragjike duhet të hetohen dhe të zbardhen plotësisht, por duhet të shërbejnë dhe sishtysë për marrjen e masave specifike që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.Roli i Ombudsmanit të Greqisë është që të ndërmjetësojë mes qytetarëve dhe sektorit publik në çeshtje që lidhen me keqadministrimin dhe ligji i ndalon që të ndërhyjë në çeshtje të cilat janë në shqyrtim nga ana e gjykatës, ose si në rastin në fjalë ku është nisur një procedim penal. Më specifikisht në përputhje me nenin 3 pika 2 të ligjit 3094/2003 “Ombudsmani nuk ka juridiksion mbi autoritetet gjyqësore…” dhe “nuk mund të hetojë në lidhje me çeshtje që janë në shqyrtim gjyqësor ose nga autoritete të tjera gjyqësore” (neni 3 pika 4).Sipas sistemit grek të drejtësisë, roli i prokurorisë nuk është administrativ. Në të kundërt ajo është e pavarur dhe është e përfshirë në autoritetet gjyqësore. Prandaj Ombudsmani është i detyruar të limitojë fushën e veprimtarisë së tij brenda ngjarjeve që plotësojnë parametrat e parashikuara në ligjin e sipërcituar” shkruan ai.
(Në foto letra e Odusmanit grek drejtuar homologut shqiptar Igli Totozani)Avokati i Popullit të Greqisë thekson më tej se në bazë të informacioneve që disponon “vdekjet e George Tsironis (Gardian në Burgun e Malandrinos) dhe Ilia Karelit (i burgosur shqiptar) janë nën hetim nga ana e autoriteteve të Prokurorisë. Disa anëtarë të stafit të Burgut të Nigrita-Serres janë arrestuar tashmë si të dyshuar për torturën dhe vrasjen e Ilia Karelit”.“Sipas informacionit që disponoj, vdekjet e George Tsironis (Gardian në Burgun e Malandrinos) dhe Ilia Karelit (i burgosur shqiptar) janë nën hetim nga ana e autoriteteve të Prokurorisë. Disa anëtarë të stafit të Burgut të Nigrita-Serres janë arrestuar tashmë si të dyshuar për torturën dhe vrasjen e Ilia Karelit. Për më tepër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë deklaroi se : “këto veprime të punonjësve shtetëror ishin jo humane dhe mizore dhe ato bien ndesh me konceptin e sundimit të ligjit dhe me detyrimin për të mbrojtur jetën e personave. Sjellje të tilla të cilat ngjajnë me sjelljet e viteve me të errëta të historisë do të ndiqen nga sistemi i drejtësisë greke dhe nga shteti grek. Ligji do të zbatohet në mënyrë ekzemplare për secilin person i cili ka qenë përgjegjës”.Megjithëse Ombudsmani grek nuk ka juridiksion në lidhje me hetimin, Calliope Spanou e siguron homologun Totozani se institucioni që ai drejton do të ndjekë nga afër në mënyrë informale zhvillimet e kësaj çeshtjeje, në mënyrë që të bëjë propozime për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në burgjet greke, sepse dhe vetë rasti konkret ishte mjaft alarmant.Më shumë:Komisioneri në KiE:Ata që ushtruan dhunë të mbajnë përgjegjësiVdekja e Ilia Karelit, Amnesty: Policia greke racizëm e dhunë në burgjeMjekët grekë: Ilia Kareli vdiq nga elektroshokuMinistria e Drejtësisë dënon dhunën e shqiptarëve në burgjet greke