Zbardhet ekspertiza e krimit: Edlira Dobrushi qëlloi 90 herë me thikë vajzat VIDEO
90 herë ka drejtuar thikën Edlira Dobrushi, nëna 37- vjeçare shqiptare ndaj tre vajzave të saj. Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore që është publikuar zyrtarisht vetëm gjatë ditës së sotmë në Itali."Secila prej vajzave ka marrë të paktën 30 plagë thike" thuhet në raportin e ekspertizës mjeko-ligjore në Itali. Mediat italiane shkruajnë se nëna shqiptare ka shpërthyer në zemërimin e saj duke ngulur 90 herë thikën në trupat e 3 vogëlusheve të saj.
(Në foto Edlira Dobrushi )"Kam qënë e dëshpëruar"- ka qënë e vetmja deklaratë dhe justifikim i saj pas krimit makabër.Simona, Kejsi dhe Sindi u vranë tragjikisht në Lecco të Italisë nga nëna e tyre Edlira Dobrushi në një moment çmendurie nga tronditja psikologjike që po kalonte pas divorcit.Ato u vranë në shtëpinë e tyre, ndërsa flinin, madje vajza e madhe u përlesh me nënën e saj në përpjekje për t`i shpëtuar tërbimit të 37-vjeçares.