Totozani pret 12 fëmijë të ngujuar nga gjakmarrja

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut një ditë e vecantë i është dhuruar 12 fëmijëve, të cilët vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes. Mësuesja e fëmijëve të ngujuar, Liljana Luana, në fjalën e mbajtur kërkoi që ti jepet fund këtij fenomeni të dhimbshëm.Ndërkohë që Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh se institucioni që ai drejton po punon për të zbutur këtë plagë të shoqërisë sonë.Më pas aktiviteti vazhdoi me ekspozitën e pikturave dhe me disa poezi me temë gjakmarrjen të recituara nga vetë fëmijët. Në përfundim të aktivitetit, organizata Save the Children shpërndau dhurata për fëmijët pjesëmarrës.Pjesëmarrës në aktivitet kanë qenë Ambasadorja e Francës Moro, zv.ministri i Brendshëm Ndoka, zv.ministri i Drejtësisë, etj.