Moti i keq, Policia e Shtetit: Ja harta e akseve rrugore më problematike

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit drejtuesit e automjeteve, që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për:1. Respektimin e normave të shpejtësisë.2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.3. Përdorimin e rripit të sigurimit.4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.6. Përdorimin e dritave jo verbuese.7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t'ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.Aktualisht rekomandohet përdorimi i zinxhirëve kryesisht në akset rrugore në drejtim të disa zonave malore, si më poshtë ;Në qarqet Kukës dhe Dibër1. aksi B.Curri - Valbonë2. aksi Krumë - B. Curri ,3. aksi Kukës - Topojan ,4. aksi Kukës - Ujmisht - Zall Dardhë - Muhurr - Peshkopi,5. aksi Kukës - Bushtricë - Kala e Dodës - Sllovë - Peshkopi,6. aksi rrugor Topojan - Shishtavec,7. aksi Kukës - Qafë Shllak - Qafë e Malit - Fushë Arrës,8. aksi Shupenzë - Ostren,9. aksi Krastë - Bulqizë,10. aksi Bulqizë - Librazhd ,11. aksi Arras - Lurë ,Në qarqet Shkodër dhe Lëzhë1. aksi rrugor Shkodër - Koman,2. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës,3. aksi Qafë e Malit - Fushë Arrës - Shpal4. akset Koplik - Razëm,5. akset Bogë - Theth dhe Selcë - Vermosh,6. akset në drejtim te Dukagjinit,7. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë,8. aksi Fushë Arrës - Iballë,9. akset rrugore në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës,Në qarkun e Korçës1. aksi rrugor Kapshticë - Korçë - Qafë Thanë,2. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë,3. aksi rrugor Korçë - Voskopojë,4. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik,5. aksi Korçë - Goricë,Në qarkun e Gjirokastrës1. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës,Në qarkun e Vlorës1. aksi rrugor Vlorë - Llogara, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli.Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore, ndërsa në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.