Rishikimi i të drejtës private, konferencë rajonale nga Fakulteti juridik
Studiuesit dhe intelektualët thonë se tashmë ka ardhur momenti që të shihen më imtësisht çështjet dhe të drejtat e individëve dhe të marrdhënieve të tij si në vendin e punës, po ashtu në mbrojtje të drejtave personale.Ajo çfarë duhet të ndyshojë-thonë akademikët, është ligji i pronësisë, zbatimi i të cilit çalon dhe në anën tjetër ndyshime në kodin e punës ku punëmarrësi të ndihet më i sigurt.Akademiku nga Tetova, ish dekani i fakultetit juridik Agim Nuhju thotë se duhet të punohet që ligjet të afrohen me direktivat europiane ku të respektohen të drejtat e individit.Për të parë të drejtën private fakluteti juridik, universiteti i Kosovës dhe ai i Maqedonisë zhvilluan një konferencë të përbashkët me qëllim analizimin e të drejtës private në 100 vjet dhe njohja e argumenteve të reja për ndryshimet e nevojshme.